English

Reagon Afganistani: Akuzat e OKB ndaj Karzait për korrupsionin, të pavërteta

Uashington, 7 nëntor, NOA - Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje presidentit afgan Hamid Karzai që të luftojë tregtinë e drogës dhe korrupsionin.

Ekspertët ndërkombëtarë i kanë kërkuar atij që në mandatin e tij të ri presidencial të angazhohet edhe për unitet kombëtar dhe përmirësim të situatës së sigurisë.

Nga ana e saj, qeveria e Afganistanit i hodhi poshtë kritikat ndaj presidentit Hamid Karzai, duke thënë se i kanë tejkaluar normat e pranuara ndërkombëtare. Ndërkaq, zyrtarët afganë thanë se këto vërejtje gjithashtu e cënonin respektin për sovranitetin kombëtar të Afganistanit. Thirrjen për luftë ndaj korrupsionit, presidentit afgan Hamid Karzai ia ka bërë kryeministri anglez Gordon Braun, por edhe më herët, i dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kai Eide.

Ai bëri thirrje për "luftë të vendosur kundër korrupcionit, përmirësim të sistemit të drejtësisë dhe heqjen e kulturës së pandëshkueshmërisë".

n.e/NOA

Â

KOMENTE