Durrës, 7 nëntor, NOA Update - Zona të tëra në rrethin e Durrësit, si edhe ato të Krujës vazhdojnë të jenë të përmbytura pas reshjeve të mëdha të shiut që ranë gjatë natës dhe vijojnë të bien edhe gjatë paradites së sotme.
Arsyeja kryesore është bllokimi i kanaleve kulluese, e cila ka bërë që sasitë e mëdha ujit të krijuar nga reshjet të mos kenë ku të shkarkohen dhe të mbulojnë rrugë të tëra të zonës së Ish- Kënetës, Spitallës dhe Urës së Dajlanit në rrethin e Durrësit, por edhe
në fshatra të Krujës, si në Murqinë dhe Mallkuc.
Por uji mësohet se ka hyrë në katet e para të banesave, ndërsa janë përmbytur edhe dy shkolla, 9-vjeçarja në Porto Romano dhe shkolla "Olsi Lasko" në Shkozet. Autoritetet vendore të këtyre zonave kanë bërë me dijeni për mediat se janë duke u marrë të gjitha masat në mënyrë që të shkarkohet uji i grumbulluar në zona të ndryshme, për të lejuar qarkullimin normal të automjeteve dhe banorëve, pa lejuar përmbytjet e banesave dhe tokave të tëra.
n.e/NOA