Uashington, 7 nëntor, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në zi, ndërsa pritet të përcjellin sot për në banesat e fundit trupat pa jetë të 15 ushtarëve, të cilët humbën jetën gjatë një sulmi nga një oficer para nisjes në Afganistan.
Ndërkaq, është vlerësuar së tepërmi, derisa ka marrë cilësimin si "hero" të polices Kim Manli, e cila arriti të vrasë agresorin Nidal Hasan.
Togerja e policisë, Manli bëhet e ditur se ka qenë e para që ka arritur në vendin e krimit, kur majori Hasan kishte vrarë 13 persona.
"Ajo arriti të ndalojë sulmuesin e armatosur. E plagosur është, por me katër të shtënat arriti ta ndalonte dhe ta shtrinte për tokë", kanë theksuar policët lokalë që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë vazhdojnë përpjekjet për të sqaruar se çfarë mund ta ketë shtyrë majorin Nidal Hasan, për vrasjet e kryera prej tij.
Motivi i vrasjeve nuk është ende i qartë por sipas njoftimeve, 39-vjeçari Nidal Hasan do të dislokohej së shpejti dhe kishte shprehur një farë zemërimi ndaj luftës në Irak dhe Afganistan. Të paktën 6 muaj më parë, Nidal Hasan tërhoqi vemendjen e hetuesve për shkak të disa postimeve në internet që mbanin emrin e tij dhe ku personat vetvrasës barazoheshin me ushtarët të cilët në disa raste hidheshin mbi një granatë ende të pashpërthyer për të shpëtuar jetën e shokëve.
n.e/NOA