English

Studimi, 62 % e baballarëve duan të lënë punën për të ndenjur me fëmijët e tyre

Londër, 7 nëntor, NOA - Kush mendon se vetëm nënat kanë dëshirë për të ndenjur në shtëpi me fëmijët e tyre, duhet të nisë të mendojë se e ka gabim.

Kjo falë një studimi të fundit i cili pohon se edhe baballarët ushqejnë të njëjtën ndjesi dhe dëshirë, dhe jo pak, por 62 % e tyre do të donin të linin punën për të ndenjur me ta, vetëm se nuk kanë mundësi për ta realizuar këtë.

Studimi i ndërmarrë nga Komisioni për Drejta të Barabarta në Angli, tregon sesi

vetëm 38 % e meshkujve janë të mendimit se ia vlen të shpenzosh në punë një numër të pranueshëm të orëve, për të fituar më shumë lekë, sesa të rrish kot në shtëpi me fëmijët, që për ta cilësohet si kohë e humbur.

"Një gjë është e sigurt, imazhi i miqësisë po ndryshon. Për të paktën pesëmbëdhjetë vjet është në fuqi një ndryshim kulturor, i cili tregon sesi meshkujt e kanë kuptuar atë që është humbur në vitet e jetës së tyre në rendje të karrierës dhe punës për më shumë para", pohon sociologia Kiara Saraceno .

Një gjë e tillë thonë ekspertët shpjegohet edhe me faktin se femrat tani duken më të pavarura se më parë, nuk duan të kenë fëmijë dhe një gjë e tillë ka sjellë që në mënyrë të pavetëdijshme po u rikthehet baballarëve dëshira për t'i mbajtur dhe për t'u kujdesur për ta.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE