English

Vrasje makabër në Fier, gjendet kufoma me hematoma, identifikohet autori i dyshuar

Fier, 7 nëntor, NOA - I goditur për vdekje, me shenja hematomash dhe plagësh të rënda në të gjithë trupin.

Kjo është gjendja në të cilën forcat e policisë së Fierit e kanë gjetur trupin e një kufome në fshatin Kuqar të këtij rrethi, tek vendi i quajtur "Përroi i Aliut".

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi se kufoma i përket 70-vjeçarit Ferit Hoxha, lindur dhe banues në fshatin Kuqar dhe se plagët e marra në trupin e tij ishin shkaktuar nga mjete të forta mprehëse dhe shpuese.

Focat policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se autori i dyshuar i kësaj vepre penale është 70-vjeçari tjetër, Veli Nuhaj, bashkëfshatar i viktimës, ndaj të cilit u mor masa e ndalimit për veprën penale "Vrasje me dashje" parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE