English

Ahtisari: Asnjë vend i Ballkanit në BE, pa njohur Kosovën si shtet

Prishtinë, 8 Nëntor NOA-Nobelisit i Paqes, hartuesi i planit për pavarësinë e Kosovës, e mbikëqyrur nga organizmat ndërkombëtarë, Marti Ahtisari, ka deklaruar sot se të gjitha ato vende të rajonit dhe veçanërisht vendet e Ballkanit që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian duhet të njohin pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për gazetën spanjolle, "Mundo", Ahtisari ka qortuar Spanjën dhe Greqinë, pse ato nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, Kosova është rast unik dhe se Millosheviçi në vitet e '90-ta kishte dëbuar nga puna shqiptarët, kishte dërguar kundër tyre ushtrinë, kishte nxitur reagimin ushtarak të tyre dhe intervenimin ndërkombëtar.

Ahtisari tha gjithashtu se Kosova ka përparuar, ka hyrë në institucionet ekonomike ndërkombëtare dhe mund të bëhet furnizues i i rajonit me energji, ndonëse do të duhen vite për të parë frytet e investimeve atje.

m.i/NOA

KOMENTE