Tiranë, 8 Nëntor NOA-Dy partitë politike të dala nga gjiri çam duket se janë pranë bashkimit të tyre në një të vetme, të paktën kjo ka qenë dëshira e kreut të njërës forcë politike, e cila përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë, deputetit të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Në një takim dje me elektoratin e tij në qytetin e Delvinës, kreu i PDU, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje Tahir Muhedinit, kryetar i PDI, që të bashkohen në një parti të vetme, në emër të idealit të përbashkët që ndajnë këto dy parti.
 "Gjej rastin që nga kjo tribunë ti bëj një thirrje publike Tahir Muhedinit që të bashkohemi.
Ato që na ndajnë janë shumë të vogla përpara Idealit të madh, Amanetit të të parëve që duhet të na bashkojë.
Unë jam i bindur që ai do t'i përgjigjet kësaj thirrje dhe shumë shpejt do të jemi bashkë" - tha z. Idrizi.
PDU përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me 2 deputetë ndërsa PDI ka një mandat të përfaqësuar nga kryetari i saj, Tahir Muhedini.
Idrizi theksoi se partia që ai drejton do të mbrojë çështjen e të gjithë shqiptarëve ndaj ai u bëri thirrje simpatizantëve të jenë anëtarë të kësaj force politike.
m.i/NOA
Â