English

Mali i Zi, Meta takohet me drejtuesit e partive kryesore shqiptare

Tiranë, 8 nëntor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta takoi sot përfaqësuesit politikë të popullsisë shqiptare në Malin e Zi.

Gjatë vizitës se tij dy ditore në Malin e Zi, Meta u takua me drejtuesit e partive kryesore shqiptare, si me Kryetarin e Partisë Unioni Demokratik i Shqiptareve, Ferhat Dinosha, Kryetarin e Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj, Kryetarin e Lidhjes Demokratike, Â Mehmet Bardhi, Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike, Nazif Cungu, dhe përfaqësuesit e Koalicionit Perspektiva Amir Hollaj e Vesel Sinishtaj.

Meta dhe përfaqësuesit politikë shqiptarë, diskutuan gjerësisht në lidhje me zhvillimet e brendshme dhe proceset integruese të vendit.

Gjithashtu gjatë vizitës së tij në Malin e Zi, Meta u takua edhe me drejtuesit e Komunës në Tuzit, Kryetarin Smail-Maliq Cunmulaj, Kryetarin e Kuvendit Komunal Nikoll Camaj, si dhe me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.

Gjatë këtyre takimeve, u diskutua rreth projekteve që do të ndihmojnë në thellimin e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik në të dy anët e kufirit.

Ministri i Jashtëm, theksoi rëndësinë e rrugës Lezhë-Velipojë-Ulqin duke veçuar ndërtimin e Urës mbi Lumin Bunë, si dhe të rrugës Pllavë-Podgoricë.

k.k/NOAÂ

KOMENTE