English

Shembjet në tunelin e Kalimashit, Transportet: Ndikuan fenomenet gjeologjike

Tiranë, 8 Nëntor NOA-Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve ka sqaruar sot opinionin publik se shembjet në tunelin e Thirrës në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash kanë ndodhur si pasojë e fenomeneve gjeologjike të strukturës shkëmbore, por që nuk kanë sjellë dëme as në punonjësit e kompanisë dhe as në mjete.

Në një deklaratë për mediat, Transportet theksojnë se kjo galeri ku ndodhi shembja s'ka qenë e hapur asnjë ditë për trafikun rrugor dhe në dy galeritë e tunelit vazhdojnë punimet sikurse ishte lajmëruar një muaj më parë.

Sipas ekspertëve, fenomene të tilla janë të vazhdueshme në punimet që po kryhen në tunel.

Ministria e Transportit deklaron se tuneli do të hapet vetëm pasi të jenë përfunduar të gjitha punimet.

m.i/NOA

 Â

KOMENTE