Lezhë, 8 nëntor NOA - Shirat e dendura që kanë pasuar përgjatë gjithë natës së kaluar shkaktuan dhjetëra shtëpi të mbytura në Lezhë dhe Laç.
Rreth 50 hektarë tokë në Laç e Mamurras janë përmbytur për shkak të bllokimit të kanaleve kullues.
Ndërkohë që situata paraqitet e njëjtë edhe në fushën e Kurbinit pasi dhjetëra shtëpi janë përmbytur.
Gjithashtu shirat e rrëmbyeshme kanë mbushur me ujë dhe shumë shtëpi në fshatrat e Lezhës kryesisht në Barbullonjë ku veç dëmtimeve të pajisjeve shtëpiake, banorët e këtij fshati nuk kanë energji elektrike çka vështirëson problemin e tyre gjatë natës.
k.k/NOA