Somali, 8 nëntor NOA - Një lidhje e jashtë ligjshme i ka kushtuar ekzekutimin e tmerrshëm një 33-vjeçari i cili u masakrua me gurë.
Për vrasjen e tij kontribuuan 300 persona të cilët e vranë në një shesh kurorë shkelurin duke e goditur me gurë.
Ngjarja shokuse ndodhi në qytetin e Merkas ku 33-vjeçari u vra publikisht pasi kishte tradhtuar bashkëshorten.
Megjithëse 33-vjeçari e pranoi fajin e tij para një gjykate somaleze, pendesa e tij ka shërbyer vetëm për një masakrim të llahtarshëm.
Ai u godit me gurë nga rreth 300 persona ku sipas dëshmitarëve fillimisht ulërinte i gjakosur por pas më pak se 7 minutash trupi i tij pushoi së përpëlituri.
Të njëjtin fat duket se e pret edhe e dashura e tij e cila aktualisht pret një fëmijë.
Vetëm pas lindjes ka gjasa që edhe ajo të masakrohet në publik.
k.k/NOA