English

Tragjedia e Fort Hood-it, Demokracia e Re telegram ngushëllimi SHBA-ve

Shkup, 8 Nëntor NOA - Demokracia e Re i ka dërguar një telegram ngushëllimi ambasadës të SHBA-ve në Shkup, ku ka shprehur pikëllimin dhe dhimbjen që përjetoj populli amerikan, familjet e viktimave por edhe i gjithë rruzulli tokësor.

"Tragjedia në bazën ushtarake të Fort Hood-it, ishte një akt që na tronditi të gjithë neve, andaj i shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të heronjve të SHBA-ve të cilët ishin ushtarë që jetën e tyre ia kushtuan paqes dhe stabilitetit në mbarë botën", - thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit, që lideri i Demokracisë së Re z.Imer Selmani, i dërgoi ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, z.Philip Reeker.

z.r/NOA

KOMENTE