English

Vizat me Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi, BE vendos më 1 dhjetor

Bruksel, 8 Nëntor NOA-Bashkimi Evropian ka vendosur që më 1 dhjetor të marrë vendimin për heqjen e vizave me Maqedoninë dhe dy vende të tjera.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Brendshme e Austrisë, Maria Fekter, pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit e forcimit të sigurisë me policinë e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Sipas ministres austriake, vendimi deciziv do të merret nga ministrat e Brendshëm të vendeve të BE në takimin që do të mbahet më 30 nëntor dhe më dhjetor, BE do të marrë edhe vendimin për heqjen e vizave.

m.i/NOA

KOMENTE