Tiranë, 9 nëntor NOA - Bastiset lokali i tragjedisë së "Farkës", policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.
Efektivat e komisariatit të policisë nr.1, janë njoftuar dje se është vjedhur gjatë natës lokali në pronësi të Afrim Dibrës, i cili humbi jetën mes 16 viktimave të tjerë në liqenin e Farkës në marsin e vitit 2008.
Ka qenë bashkëshortja e të ndjerit e cila lajmëruar policinë për vjedhjen e lokalit.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë pranë lokalit për të bërë këqyrjen e provave.
Burime nga policia thanë se po punohet për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhjeje.
Lokali në pronësi të Afrim Dibrës u bllokua për disa muaj me radhë pas tragjedisë së Farkës dhe më pas iu "dorëzua" sërish familjarëve të Dibrës.
Tragjedia ndodhi në mars të vitit 2008 kur 17 persona humbën jetës pasi varka me të cili ata po kalonin liqenin e Farkës u përmbys.
Viktimat kishin darkuar në lokalin e Afrim Dibrës dhe pas darkës ky i fundit tentoi t'i kalonte ata me një varkë në anën tjetër të liqenit.
k.k/NOA
Â