English

Dy agresorë godasin me thika kalimtarin, identifikohen dhe shpallen në kërkim

Elbasan, 9 nëntor, NOA - Ka qenë duke shkuar për në shtëpi, por rrugës i kanë dalë disa persona të cilët e kanë goditur me thika dhe më pas kanë ikur me vrap.

Burimet policore të Elbasanit konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se incidenti i ka ndodhur 44-vjeçarit Rakip Pisha, banues i këtij qyteti, i cili duke kryer kallëzimin penal ndaj agresorëve ka pohuar se nuk ka ndonjë ide përse e kanë sulmuar.

Ai ka rrëfyer sesi ka qenë natë kur ai po kthehej në shtëpi dhe persona që ai nuk i ka njohur dot janë grindur me të për motive të dobëta dhe i kanë ngulur disa thika në trup.

Bëhet me dijeni se ai është dërguar në spitalin e Elbasanit, ku pas marrjes së mjekimi përkatës, rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia nga ana e saj ka mundur të identifikojë agresorët e këtij sulmi, të cilët janë Almir Lloshi, 23 vjeç dhe Urim Muça, 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes", që të dy banorë të qytetit të Elbasanit tashmë të shpallur në kërkim nga prej saj.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për vepra penale "Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkepunim", e cila parashikohet nga nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE