Shkup, 9 nëntor, NOA - Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka deklaruar se kreu shtetëror i këtij vendi është unik rreth çështjes së strategjisë për zgjidhjen e kontestit rreth emrit.
Sipas tij, Maqedonia nuk ka hequr dorë nga propozimi për formulën e dyfishtë, emrit kushtetues të vendit Republika e Maqedonisë për përdorim ndërkombëtar dhe emrit të ndryshuar për marrëdhëniet bilaterale me Greqinë.
Nga ana tjetër, politika shqiptare paraqitet e ndarë në qëndrimin rreth mbajtjes së referendumit për çështjen e emrit.
Ndërsa BDI e kryesuar nga Ali Ahmeti paraqitet për një konsensus të gjerë politik dhe ndëretnik, PDSH e kryesuar nga Menduh Thaçi i mbetet qëndrimit se shqiptarët duhet ta bojkotojnë referendumin që propozojnë maqedonasit për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Me gjithë paralajmërimet nga Brukseli se Maqedonia nuk ka kohë për referendum, kryeministri Gruevski është shprehur i vendosur se për çështjen e emrit do të vendosin qytetarët përmes referendumit.
n.e/NOA
Â
Â