Fier, 9 nëntor NOA - Dy të rinj janë arrestuar dje nga policia e Fierit pasi u kapën duke derdhur në tokë një sasi nafte.
Burime nga policia thanë se Arben Nurka 20-vjeç dhe Lefter Zyka 18-vjeç u arrestuan pasi akuzohen për veprën penale të "Shkatërrimit të pronës".
Sipas policisë dy djemtë kishin shkuar në sektorin Naftëmbajtës dhe pikërisht në pusin e naftës Nr.854 kapur hapur saraçineskën e këtij pusi dhe për pasojë është derdhur në tokë një sasi nafte bruto.
Veprimi i tyre është konstatuar menjëherë nga punonjësit e Naftëmbajtëses të cilët lajmëruan policinë.
Forcat e policisë kryen në flagrancë arrestimin e dy djemve.
k.k/NOA