Tiranë, 9 nëntor, NOA - Në muajin tetor 2009, çmimet e konsumit përsuan një rritje prej 0.4 % krahasuar me muajin paraardhës, shtator.
Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Statistikave, INSTAT, sipas të cilit ndryshimi vjetor në muajin tetor, krahasuar me një vit më parë ka qenë 2.3 përqind.
Sipas statistikave konkrete për këtë periudhë të vitit, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkolike" shënoi një rritje prej 0.4 %, ku brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 2.6 % vërehet në nëngrupin "fruta".
Por rritje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupet e tjera të grupit "Ushqime dhe pije jo alkolike" ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet "sheqer, reçel, mjaltë etj" 1.5 %, Â Â "qumësht djathë e vezë"1.5 % etj.
Ndërsa çmimet e nëngrupit "zarzavate përfshirë patatet" gjatë këtij muaji u ulën me 0.9 %, ndërsa indeksi i grupit "Pije alkolike dhe duhan" shënoi një rritje prej 1 %.
Ndërkaq, gjatë muajit tetor çmimet e grupit "Veshjeve dhe këpucë" shënuan një rritje prej 0.9 % dhe çmimi i naftës u ul me 1.3 %, kurse indeksi i grupit "Shërbimi arsimor" shënoi një rritje prej 2.5 %, ku mund të përmendim rritjen e tarifave te pageses per universitetet private me 5.4 %.
n.e/NOA
Â
Â