English

Interi e Roma barazojnë me rezultatin 1-1, por Roma fiton gjithsesi 1 pikë

Romë, 9 nëntor, NOA - Ndeshja mes tyre vërtet ka dalë barazim, por ama ekipi i Romës ka mundur gjithsesi që të dalë me një pikë fitore edhe përmes tij.

Fjala është për ndeshjen mes dy ekipeve të mëdha italiane, Romës dhe Interit, e cila ka përfunduar me rezultatin 1-1 në Giuseppe Meazza.

Kjo në fakt ishte cilësuar si ndeshja kryesore e javës së dymbëdhjetë në Serie A të kampionatit italian të futbollit dhe është pritur me mjaft ankth nga sportdashësit dhe tifozët e dy ekipeve.

Futbollistët që shënuan dy golat e barazimit kanë qenë Mirko Vucinic në minutën e 13' të ndeshjes dhe Samuel Eto'o në minutën e 48 të saj. Paskëtaj, deri në fund të ndeshjes, as njëra e as skuadra tjetër nuk arriti të shënojë në portën kundërshtare, duke mundësuar faktin që pas javës së dymbëdhjetë të kampionatit italian të futbollit, Interi të vazhdojë kryesimin në Serie A, ndërsa Roma mban vendin e katërmbëdhjetë me 15 pikë.

n.e/NOA

KOMENTE