English

Iu sëmur nëna, 28 vjeçari bëhet vrasës i grave pasanike

Shkup, 9 Nëntor NOA-Një rast i rrallë dhe i parë vetëm në filmat e Hollivudit ka qenë historia fatkeqe e drithëruese e një të riu 28 vjeçar nga Shkupi, i cili u shndërrua në vrasës serial i grave të moshuara pasanike për shkak se nuk kishte para të mjekonte nënën e tij të sëmurë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka deklaruar se sot ka vënë në pranga Viktor Karamarkov, 28 vjeç, autor të Â katër vrasjeve dhe tre tentativave me një mjet të vetëm, sëpatën, por që çuditërisht kishte lexuar Dostojevskin e kishte qenë një nxënës i shkëlqyer në shkollën e mesme.

Vrasësi ka deklaruar se shkak i vrasjeve ka qenë humbja e kontrollit pasi ka parë se gratë e moshuara të cilave u ka kërkuar para për nënën, kanë qenë të zbukuruara me stoli prej ari.

Pas çdo vrasje, 28 vjeçari shkonte dhe rrëfehej në kishën e lagjes "Gjorçe Petrov". Edhe këtë herë ai ka bërë të njëjtën gjë por ka vendosur të kryejë vetëvrasje pasi nuk ka mundur të përballë presionin psikologjik si pasojë e krimeve të kryera.

m.i/NOA

KOMENTE