English

Kapet i kërkuari, goditi me grushta e mjete të forta dy veta, shkreu pistoletën

Shkodër, 9 nëntor, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë mundur të kapin 37-vjeçarin Skënder Stenaj, lindur në fshatin Domen të Postribës dhe banues në fshatin Golem të Shkodrës.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ky person ka qenë i shpallur në kërkim nga ana e policisë së Shkodrës për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje" e "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Kjo pasi pak muaj më parë, në qendër të fshatit Golem, i lartpërmenduri pas një konflikti për motive të dobëta, me 50-vjeçarin Myzafer Rr. dhe 41-vjeçarin Bujar H., i ka goditur në bashkëpunim, me grushta dhe mjete të forta në kokë dhe trup këta persona, si dhe ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në ajër.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale dhe materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE