Tiranë, 9 nëntor, NOA - Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi familjes së të ndjerit Kujtim Cena, i cili humbi jetën gjatë një zjarri që ra në banesën e tij, në fshatin Buxhon, të komunës Fierzë, në Pukë, si pasojë e një defekti në linjën e energjisë elektrike.
Lajmi u bë me dijeni nga zëdhënësja e kryeministrit, Juela Meçani, sipas të cilës, në ngushëllimin e tij, Berisha ka shprehur prekjen dhe dhimbjen e tij nga ky rast tragjik.
"Vdekja tragjike e Kujtimit, birit, babait, bashkëshortit dhe prindit tuaj të dashur dhe të paharruar, më ka prekur thellë mua dhe qeverinë shqiptare.
Me këtë rast, ju shpreh ju ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin tonë të plotë. Unë uroj gjithashtu që të lënduarit nga kjo ngjarje e hidhur të shërohen sa më shpejt, ndërsa shpirti i Kujtimit tuaj të shtrenjtë të gjejë paqen e merituar", citohet në mesazhin e kryeministrit.
n.e/NOA
Â
Â
Â