English

"Marie Kraja", Topalli hap dyert e Kuvendit për organizatorët

Tiranë, 9 Nëntor NOA-Kuvendi i Shqipërisë është "pushtuar" sot nga organizatorët e festivalit operistik "Marie Kraja" dhe anëtarët e Jurisë të cilët janë pritur sot në një takim nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Kryetarja e Kuvendit tha se ky festival është një eveniment që i jep mundësi artistëve të rinj shqiptarë të garojnë në një sfidë botërore, por mbi të gjitha është një promovim i kulturës së vyer operistike të Shqipërisë e Kosovës.

Topalli uroi fituesen e re të festivalit, Evis Mula për suksese në botën plot sfida të artit dhe siguroi se artistëve, veçanërisht të rinjve, nuk do t'ju mungojë asnjëherë mbështetja e saj personale. Përfaqësuesit e jurisë, emra të njohur të operas botërore e vlerësuan këtë takim me kryetaren si mbështetje ndaj artit, që është përçuesi më i mirë i vlerave kulturore të Shqipërisë.

Ata shprehën kënaqësi që në Shqipëri kanë gjetur kaq shumë talente, që dëshmon për një traditë të hershme të kombit. m.i/NOA

Â

KOMENTE