English

Ministri Meta në Bruksel, do diskutojë për liberalizimin e vizave

Tiranë, 9 Nëntor NOA-Liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit kandidat për Shqipërinë në Bashkimin Evropian do të jetë tema e takimeve që ministri i Jashtëm Ilir Meta do të zhvillojë gjatë vizitës së tij dy ditore në Bruksel.

Meta pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Parlamentit Evropian, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen, komisionerin për Zgjerimin, z. Olli Rehn, si dhe do të mbajë një fjalim në Konferencën e nivelit të lartë për perspektivat e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kjo është vizita e parë në Bruksel e zotit Meta që kur ai erdhi në krye të diplomacisë shqiptare afro dy muaj më parë.

m.i/NOA

KOMENTE