English

Muri i Berlinit, Thaçi mesazh Merkel: Mbrojtja e demokracisë, qëllimi ynë

Prishtinë, 9 Nëntor NOA-Shteti më i ri në botë, Kosova, në përvjetorin e 20-të murit të Berlinit dhe njëkohësisht përfundimit të luftës së ftohtë, i bashkohet listës së vendeve që kanë uruar sot kancelarin gjermane, Angela Merkel.

Në mesazhin e tij drejtuar Merkel, kryeministri Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova do të luftojë për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të lirisë e demokracisë, mesazh ky që vjen në këtë ditë historike për gjithë vendet e Evropës.

"Me shembjen e Murit të Berlinit, përfundimisht filloi Epoka e hapjes së shpresave për liri dhe demokraci për të gjithë popujt, edhe për popullin e Kosovës.

Është kjo epoka e thellimit të bashkëpunimit mes popujve, në funksion të paqes dhe zhvillimit", thuhet në mesazh.

KOMENTE