English

Nis ceremonia e Murit të Berlinit, Merkel e Gorbaçov kalojnë postbllokun

Berlin, 9 Nëntor NOA-Një postbllok i krijuar si 20 vjet më parë, në 9 nëntor të 1989 ka simbolizuar sot ndarjen e dikurshme të popullit gjerman por dhe të ideologjive duke ndarë në këtë mënyrë dhe shtetet e tjera evropiane.

Sot pas 20 viteve, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov kanë qenë përkrah njëri tjetrit, Merkel e gëzuar për bashkimin e kombit gjerman, Gorbaçov i kënaqur se lejoi rënien e Murit të Berlinit.

Grupit të tyre i është bashkuar ish presidenti polak Leh Valensa dhe ish disidentë të Gjermanisë Lindore të cilët vuajtën regjimin komunist të asaj kohe.

Merkel u tha mijëra njerëzve të mbledhur se përvjetori u jep të gjithëve arsye që të festojnë mbarimin e një lufte të ftohtë e të ashpër e cila mori shumë jetë të pafajshme.

m.i/NOA

KOMENTE