English

Policia zbulon një bazë prostitucioni, ndalohen tre vajza mes tyre një e mitur

Tiranë, 9 nëntor NOA - Policia e Tiranës zbulon një bazë prostitucioni në periferi të Tiranës.

Antitrafiqet e policisë së kryeqytetin arrestuan dje administratorin e një hoteli, 26-vjeçarin Alfred Bakia si dhe kryen ndalimin e tre vajzë për ushtrim prostitucioni njëra prej të cilëve do të hetohet në gjendje të lirë.

Tre vajza të reja prej disa kohësh kishin mundur të bënin pazare me administratorin e një hoteli në aksin rrugor Tiranë-Durrës, për të ushtruar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.

Mësohet se Ç.Th, 22-vjeçe, E.S, 16-vjeçe dhe B.L, 25-vjeçe punonin si prostituta në një hotel në Tiranë.

Të rejat mundësonin vetë gjetjen e klientëve dhe më pas i dërgonin ata në "rezidencën' e tyre për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt parave.

Administratori i hotelit Alfred Bakia dyshohet se kishte rënë në ujdi me vajzat që të lejonte disa dhoma ku ato të kryenin seks me pagesë, ndërsa një pjesë të parave t'i merrte ai.

Antitrafiqet e policisë së Tiranë në rrugë operative kishin siguruar informacione për aktivitetin që kryhej në hotel ndaj dhe nisën menjëherë hetimet.

Pasi kanë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë hotelin dhe lëvizjet e vajzave, policia ka ndërhyrë ditën e djeshme duke kapur dy prej tyre në flagrancë.

Sipas policisë administratori Bakia u arrestua menjëherë për veprën penale të ‘mbajtjes së ambienteve për prostitucion", ndërsa Ç.Th dhe E.S, u arrestuan për "ushtrim prostitucioni".

B.L, do të ndiqet në gjendje të lirë për të njëjtën veprën penale.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën e parave të përfituar nga ky aktivitetet prej 40 000 lekë, 4 telefona celular dhe 10 copë prezervativ.

k.k/NOA

KOMENTE