English

Prezantohet nga AMC, shorteu më fitimprurës, "Rimbush dhe fito"

Tiranë, 9 Nëntor NOA - Kompania celulare AMC ka prezantuar sot një shorte promocional i cili sikundër vihet në dukje, është i thjeshtë, i qartë dhe pa kosto shtesë.

Shorteu quhet "Rimbush dhe fito" dhe shpërblen të gjithë abonentët e AMC me parapagesë duke u dhënë mundësinë të fitojnë çdo ditë 100 000 lekë në dorë dhe një herë në javë 1 000 000 lekë në dorë dhe kjo me anë të fushatës "Rimbush dhe fito".

Kështu për herë të parë në Shqipëri abonentët mund të marrin pjesë në shorte pa asnjë kosto, vetëm duke rimbushur numrat.

Shorteu promocional "Rimbush dhe fito" fillon këtë javë dhe ofron mundësi të shumta fitimi.

Shumën e rimbushjes abonentët mund ta shpenzojnë sipas dëshirës. Çdo abonent AMC me parapagesë që rimbush numrin me karta rimbushëse ose me AMC Fleksi si zakonisht, hyn automatikisht në shorte.

Abonentët, me çdo rimbushje të kryer, bëhen pjesëmarrës në shorteun e përditshëm dhe mund të fitojnë 100 000 lekë. Njëkohësisht janë automatikisht pjesëmarrës në shorteun javor të asaj jave kalendarike dhe kanë mundësi të fitojnë 1 000 000 lekë.

Edhe një rimbushje e vetme mund të të bëjë fitues, por sa më shumë pikë mbledh, aq më të mëdha janë mundësitë për të fituar.

Shuma e rimbushjes konvertohet në pikë për pjesëmarrjen në shorte. Nëse abonenti rimbush 400 lekë, merr 400 pikë pjesëmarrjeje, d.m.th. numri i tij regjistrohet 400 herë në shorte. Sa më e madhe të jetë shuma e rimbushjes, aq më të shumta janë mundësitë për fitore.

AMC jep edhe pikë bonus, në varësi të shumës së rimbushjes.

-Për rimbushje prej 500 - 1,000 lekësh, jepen 250 pikë shtesë

-Për rimbushje prej 1,001 - 2,000 lekësh, jepen 500 pikë shtesë

-Për rimnbushje prej 2,001 - 5,000 lekësh, jepen 1,000 pikë shtesë

-Për rimnbushje prej 5,001 - 10,000 lekesh, jepen 2,500 pikë shtesë.

(Psh. n.q.s. rimbushni numrin me 1500 lekë, përfitoni 1500 pikë + 500 pikë pjesëmarrje shtesë, pra gjithsej do të keni 2000 pikë pjesëmarrje.)

Kompania tha se abonentët do të shpërblehen edhe më shumë nëse përhapin lajmin. Nëse ftohen miqtë me numër AMC të marrin pjesë në shorte, secili prej abonentëve fiton 250 pikë shtesë.

Kurse dëse dërgohet numrin i një miku si SMS, me cmimin e zakonshëm, tek numri 1519 dhe nëse miku kryen rimbushje brenda të njëjtës ditë, abonenti përfiton 250 pikë shtesë. Çmimet u jepen në dorë të gjithë fituesve.

Shorteu promocional i nisur sot më 9 nëntor 2009 përfundon në 3 janar 2010. Çdo shorte do të hidhet në praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Financës, të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave, të një noteri dhe një përfaqësuesi të AMC.

Fituesit do të lajmërohen me telefon nga AMC për mënyrën e tërheqjes së çmimit. Fituesit do të publikohen edhe në faqen e internetit të AMC.

Tashmë të gjithë abonentët me parapagesë të AMC mund të përdorin shërbimet e shumta të AMC, të rimbushin numrin sipas nevojës dhe njëkohësisht të kenë mundësi të fitojnë çmime të përditshme e të përjavshme, - thekson kompania në deklaratën e posaçme që i dha medieve.

Për t'u njohur më shumë mbi këtë promocion ju mund të klikoni në spotin publicitar të AMC që gjendet në krye të faqes së NOA.

f.sh/NOA

KOMENTE