English

Rikthehet tmerri në lumin Tisa, fundoset edhe një barkë, dy të zhdukur

Kanjizha, 9 Nëntor NOA - Shtatë persona kanë parë tmerr me sy por dy prej tyre ende rezultojnë të zhdukur disa orë pas përmbysjes së një barke, sërish në lumin Tisa që para pak javësh i mori jetën 15 kosovarëve.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, tha sot për mediat se prej shtatë personave që ndodheshin në barkën që u fundos të dielën në mëngjes në lumin Tisa, pesë janë shpëtuar, kurse për dy persona ende po zhvillohen kërkime pa sukses.

Daçiç i cituar nga Tanjug dhe Express, deklaroi se, gjatë kontrollit të rregullt të kufirit me Hungarinë, pjesëtarët e policisë kufitare të Serbisë i shpëtuan pesë persona barka e të cilëve u rrokullis në lumin Tisa, në rrethinën e fshatit Martanos, në komunën e Kanjizhës. Nga ujërat e ftohta të lumit janë nxjerrë Janos Nadj, Dario Radulovic, Vesna Majicic, Anastasija Stanivuk dhe Mirko Kuba. Zhytësit policorë ende janë në kërkim të Zoran Beranr, i cili po e drejtonte barkën, dhe të Slobodan Ilovac. Deri te rrokullisja e barkës sipas të gjitha gjasave erdhi për shkak të shpejtësisë së madhe të saj, thuhet në kumtesën e MPB të Serbisë.

Në kumtesë paralajmërohet se opinioni do të informohet për detaje pas përfundimit të hetimeve, megjithëse ky nuk ishte rast edhe pas aksidentit e ngjashëm që ndodhi në gjysmën e muajit tetor, kur për pasojë humbën jetën 15 shtetas të Kosovës.Â

a.b/f.sh/NOA

KOMENTE