Tiranë, 9 nëntor NOA - Dy të mitur përfunduan dje në qeli, pasi i vodhën me dhunë një varëse floriri një vajze.
Ngjarja ndodhi në rrugën "Komuna e Parisit" në Tiranë kur I.Q, 14-vjeç banues në Krujë dhe E.Gj, 15-vjeç banues në Laç i kanë dalë përpara një vajze dhe ndërsa e godisnin i shkulën nga qafa varësen e floririt.
E dëmtuara lajmëroi menjëherë policinë e cila nisi hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët.
Burime nga policia thanë se vetëm pak orë pas denoncimit u bë e mundur zbulimi dhe kapja e dy autorëve të dyshuar pas detajeve që deklaroi e dëmtuara.
k.k/NOA