English

Tiranë, inaugurohet laboratori i ekzaminimeve të gripit të derrave

Tiranë, 9 nëntor NOA - U inaugurua sot në Tiranë, laboratori i ri i cili do të shërbejë për ekzaminimet e virusit A/H1N1.

Në ceremoninë e inaugurimit të laboratorit ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

"Jemi në një moment mjaft të veçantë duke qenë se inaugurojmë një laborator të një standardi bashkëkohor i cili mund të konsiderohet si një nga më të mirët e Evropës Juglindore" u shpreh, Vasili.

Laboratori ri është realizuar nëpërmjet një kredie të Bankës Botërore për qeverinë Shqiptare.

Kostoja e përgjithshme e laboratorit përfshire punimet civile, blerjen e teknologjisë diagnostikuese si dhe kualifikimin e stafit arrin në rreth 750 000 dollarë.

Në projekt kanë kontribuar edhe projekte të tjera përfshirë Paktin e Stabilitetit. Ndihmesë kanë dhënë edhe OBSH si dhe Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Altanta, SHBA.Â

Ky laborator bën të mundur kryerjen e diagnozës molekulare për identifikimin e virusit të gripit pandemik A/H1N1.

Gjithashtu mund të diagnostikohen edhe viruset e gripit sezonal dhe gripit të shpendëve A/H5N1.

k.k/NOA

KOMENTE