English

Vdes vajza 4-vjeçaree, plagoset rëndë e ëma në rrugën Gjakovë-Skivjan

Gjakovë, 9 Nëntor NOA - Në rrugën Gjakovë-Skivjan, në një aksident trafiku ka vdekur një vajzë 4 vjeçe, ndërsa është lënduar rëndë e ëma e saj, 36- vjeçare, informon Bota Sot.

Sipas policisë që ka dalë në vendin e ngjarjes, një veturë që po qarkullonte në këtë rrugë, ka goditur këmbësoret, të cilët ishin duke kaluar rrugën.

Nga lëndimet e pësuara me këtë rast, në vendin e ngjarjes vdes vajza 4-vjeçare, ndërsa e ëma me lëndime të rënda është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa prej këtu në QKUK në Prishtinë.

Sipas policisë, ngasësi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, mirëpo policia ka identifikuar dhe arrestuar atë, që është një i ri i moshës 25-vjeçare, nga Gjakova.

KOMENTE