English

Vodhi në Shqipëri italianin, arrestohet në Itali 25-vjeçari

Tiranë, 9 nëntor NOA - Arrestohet në Romë një 25-vjeçar i kërkuar nga policia shqiptare.

Policia e Shtetit njoftoi sot se është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë i kërkuari Dritan Brahilika 25-vjeç lindur në Burrel.

Mësohet se 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më datë 22 maj të vitit 2006, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale të "Vjedhjes së kryer në bashkëpunim".

Dritan Brahilika akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Argent Brahilika më datë 21 mars të vitit 2006 i ka vjedhur një sasi prej 6000 dollarë kanadez shtetasit italian N. M.

k.k/NOA

KOMENTE