Tiranë, 9 nëntor NOA - Dy persona të komandës të Zall-Herrit në Tiranë shoqërojnë një dasmë me të shtëna armësh, shoqërohen në polici.
Ngjarja ka ndodhur dje në një lokal në Zall-Herr në Tiranë kur dasmorët kanë dëgjuar të shtëna armësh.
Menjëherë është telefonuar policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjeve.
Pak minuta më pas policia deklaroi se dy personat që kishin qëlluar në ajër me automatik ishin të komandës.
Ata u shoqëruan menjëherë në komisariat ku dhe u morën në pyetje.
k.k/NOA