Prishtinë, 9 Nëntor NOA-Zelanda e Re ka marrë sot vendimin për të njohur Republikën e Kosovës.
Njohja është bërë përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.
Njoftimin e ka bërë sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Zelandës së Re, përmes një note diplomatike dërguar ministrit të jashtëm te Republikës së Kosovës, Skender Hyseni.
Zelanda e Re është shteti i 63 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
m.i/NOA(NOA-INA)