English

Argita, kontrata 30 milionë euro dhe skandali që nuk ekziston

"Para ligjit të gjithë janë të barabartë! Kjo është ABC-ja e demokracisë, qe duhet ta mësojë mirë jo vetëm Taçi por edhe Mero Baze, secili e të gjithë ne! Jo vetëm kaq, por edhe faktin tashmë të provuar mirë prej tij se "rrehani" kurrë nuk është dhe nuk mund të jetë hero! Antihero.... Antihero ai është përherë!"

Nga Hamdi Dega, Nju Jork*

Lexova me vëmendje njoftimin për "Super - Skandalin e ri 30 milionë euro..." qe paralajmëron "Tema" e Mero Bazes në numrin e saj sotëm, 10 nëntor.

Behet fjale për nje kontrate te Studios ligjore te Argita Maltezit- Berishes m nje biznesmen te fuqishëm nga Lindja e Mesme për te ndërtuar nje Termocentral ne vendin tone. E rilexova dhe asgjëkund nuk pashe ndonje skandal. Gjithçka duket sikur te ishte perpiluar nder zyrat me te mira ligjore te Nju Jorkut apo cilitdo vend demokratik. Jepet vlera e kontratës për çështjen qe eshte i interesuar nje biznesmen nga Lindja e Mesme. Jepen afatet e pagesave per cdo pune qe studioja ligjore kerkon per te investuar per ndërtimin e nje Termocentrali ne Shqiperi. Â Ku qendron skandali ketu!? Â Tek fakti qe nje biznesmen nga Lindja e mesme është i interesuar te investoje ne Shqiperi, kur ajo ka me shume nevoje se asnjëherë!? Â Tek fakti qe ky investim ofrohet ne nje nga fushat ku ka aq shume nevoje populli dhe ekonomia shqiptare siç është energjetika!? Â Tek fakti qe ai është nga Lindja e Mesme, ku ndodhen 2/3 e rezervave botërore te naftës!? Â Tek vlera e madhe prej rreth 30 milionë eurosh qe do te investohen ne kete kohe krize te financave boterore!? Â Tek energjia dhe drita qe do te prodhoje ky termocentral, e qe do te ndriçojnë familjet tona, perfshi edhe ate te Meros!? Ku....!? Â Ligjërisht, mesa lexova ne njoftim, është plotësisht e drejte. Nese vertete studioja ligjore e Argita Maltezit- Berisha arrin sukses ne kete kontrate ajo duhet te lavdërohet e nderohet si nje shqiptare e mire qe i sherben me vepra Atdheut te vet, Shqipërisë! Â Gjithçka eshte ne përputhje te plote me ligjin dhe biznesin bashkëkohor. Se sa paguan Argita Maltezi- Berisha punonjesit apo avokatet e saj kjo është çështje, e drejte ligjore e saj dhe nepunesve te saj. Mund ti paguaje 10 dollarë ne muaj apo 10 000 dollarë ne muaj eshte e drejte qe i përket vetem asaj dhe nëpunësit. Se sa merr apo sa fiton ajo vet eshte ceshtje dhe e drejte e saj. Â Me ka rene rasti te njoh nder avokatet me te shquar e me te mire jo vetem te Nju Jorkut, por edhe te Teksasit, Bostonit, Detroitit, Miçiganit, Los Enxhelos.... Cdo studio ligjore ka cmimet e veta qe nganjëherë ndryshojnë deri ne 10 here nga njëra- tjetra. Â Pagesa mesatare qe ata marrin per ore pune te harxhuar është diku te 300 dollarë ora, pavarësisht se avokati apo ndihmësi qe merret me procedurën teknike mund te paguhet ndofta vetem 10 apo 30 dollarë ora. Â Përgjegjësinë ligjore per punen qe kryhet gjithnje e ka bosi i zyres avokatore apo i studios ligjore, sic quhen ne Shqiperi. Jo vetem pergjegjesine ligjore, por edhe pergjegjesine financiare. Ai paguan qirane e zyrave, shpenzimet e udhetimit, shpenzimet per mjetet e punes, harximet per telefona.... Â Nese gazeta "Tema" apo Mero Baze ka marre përsipër detyrën e avokatit te punonjësve te Argita Maltezit- Berisha apo te kryetarit te sindikatës se tyre, kjo eshte nje kompetence qe nuk i takon aspak atij e aq me pak gazetës se tij. Asnjeri as tjetri nuk janë as agjenci te drejtash punonjësish. Â Aq me pak jane ata hetues apo pergjues ligjore te saj apo te cilitdo biznes ne Shqiperi. Kjo eshte nje shkelje e rende ligjore nga ana e tyre dhe marrje e kompetencash ligjore te organeve dhe institucioneve shteterore te autorizuara me ligj dhe me vendim gjykate. Â Nese Mero Baze dhe gazeta e tij duan te shkaktojnë indinjate popullore duke shfrytezuar mendesine tashme te vdekur përgjithmonë komuniste per barazi ne varferi e skamje te "sociafikes" sic e quante nena ime ne kohen e "lulëzimit" te saj, atehere ai ben nje gabim tjeter te pafalshem. Â Nese Mero Baze dhe Baze te tjere duan qe ta shohin Argita Maltezin apo Shkëlzen Berishen te veshur me kominoshe si "montatore" ne "veprat e medha te pesëvjeçarit, si vullnetare te llangosur ne balten e "Dites se Enverit" apo si "sulmues" te "hekurudhave te Partise", ajo kohe tashme ka vdekur njehere e përgjithmonë. Â Sali Berisha ishte ne opozite kur Argita Maltezi- Berisha bashke me bashkëshortin, u zgjodhën nga OKB-ja si punonjës te saj ne Kosove e merrnin rreth 10 000 dollarë ne muaj. Ishin aftësitë e tyre e jo nepotizmi i te jatit qe u siguruan ate vend pune... Kryeministër ne atë kohe ishte Pandeli Majko e Ilir Meta jo Sali Berisha! Â Nuk kam ndërmend aspak te bej avokatin e kësaj avokateje te afte e te zonje. Po ti vërsulemi asaj si çakej per çështje qe duhet te lavderohet e vleresohet nga cdo shqiptar, eshte jo vetëm ligësi por edhe deheroizem, anti-heroizëm moral dhe imoralitet qytetar. Â Te bejme heroin duke share nje avokate te zonje, nje nene shembullore, një bashkëshorte te mire, nje bije qe po ia lartëson vlerat babait, familjes dhe Atdheut te saj, eshte imoralitet qytetar, poshtërsi njerëzore, pafytyrësi dhe paburrëri! Si ne njërin edhe ne tjetrin rast, Mero Baze dhe "Tema" e tij bejne disa shkelje te perseritura ligjore dhe konsumojnë plotësisht vepren penale te shpifjes, per çka ata janë lakuar dhe akuzuar mjaft kohet e fundit. Â Nëse Argita Maltezi dhe studioja e saj ligjore nuk e ulin veten sa te padisin e merren me Mero Bazen e gazeten "Tema" per këtë veper penale, atëherë eshte detyre e prokurorisë qe me iniciative te filloje hetimin per keto shkelje ligjore te Bazes dhe "Temës". "Enough it's enough"... Boll më! Nëse rrahjen nga Taci e dënuam te gjithë si shkelje ligjore, asnjeri prej nesh nuk e cilesoi dhe aq me pak e vlerëson si heroizëm aktin e te rrahurit te Mero Bazes. Â Heroizmi qendron aq larg nga shpifja sa ç'qëndron e vërteta nga sajimet, shpifjet dhe shperdorimi me barazinë ne varfëri te socifikes qe predikon Mero Baze dhe "Tema" e tij, qe ne kete rast eshte krejt jashte teme. Nuk mund te jete kurre hero i rrahuri! Â Per kete soj njerëzish populli si ne Veri edhe ne Jug perdor fjalen domethënëse "rrehan". Ndaj askujt me shume se Mero Bazes nuk i takon te ruhet nga përsëritja e ketij përcaktori. Â Si koleg por me tepër si bashkëkombës, i sugjeroj Bazes qe te sjelle fakte, te vërteta, te dhëna reale jo vetëm per Argitën, por edhe për çdo zyrtar apo biznes, gazetar apo qeveritar, qofte edhe per kryeministrin apo Presidentin e Republikës. Përndryshe atij do t'i dale plumbi nga qyta e jo nga tyta, siç thotë populli ynë. Â Një fakt, nje e vërtetë flet me shume se nje thes me shpifje e rrena. Nje fakt solli gazetari amerikan per Uotergejtin e famshëm ne SHBA. Por ishte e vërteta e verifikuar e tij qe tronditi jo vetëm Amerikën por mbare botën, duke çuar ne dorëheqjen e ish- Presidentit Ricard Nikson. Vetëm zemërgjerësia e pasardhësit te tij Ford e se pari prestigji i Shtepise se Bardhe dhe demokracisë amerikane, e shpëtoi ate nga bango e te akuzuarit! Â Rendja pas heroizmit te stisura, bërja e protagonistit te shtypit, prirja per te qene ne vemendje ne opinionit nuk arrihet me shpifje, as me stisje, as me marrje te kompetencave qe nuk te takojne. Aq me pak arrihet ajo me sharje. Â Sharja nga cilido qofte eshte argumenti i rrugaçit, sic thoshte babai i gazetarisë bashkëkohore dhe i "Nju Jork Tajmsit" Salzburger. Secila dhe te gjitha këto janë shkelje ligjore qe kane edhe ndëshkimin përkatës ligjor! Â Askush, as vete ligji nuk është mbi ligjin! Këtij ligji nuk i shpëton as Mero Baze! Nëse themi se nje multimilioner ose miliarder si Taçi nuk mund te beje edhe prokurorin, edhe gjykatësin, edhe ekzekutorin e rrahjes se Mero Bazes, po ashtu as Mero Baze nuk mund ta beje një rol te tille. Para ligjit të gjithë janë të barabartë! Kjo është ABC-ja e demokracisë, qe duhet ta mësojë mirë jo vetëm Taçi por edhe Mero Baze, secili e të gjithë ne! Jo vetëm kaq, por edhe faktin tashmë të provuar mirë prej tij se "rrehani" kurrë nuk është dhe nuk mund të jetë hero! Antihero.... Antihero ai është përherë!

(*) Dërguar nga autori

Lexoni më poshtë, shkrimin që pasoi replikën:

Argita, një faturë 30 milionë euro

Nga "Tema", 10 Nëntor 2009-11-10 Gazeta "TemA" boton sot një dosje të zgjeruar se si e bija e kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi, negocion me një biznesmen të huaj nga Lindja e Mesme për t'i garantuar atij një koncesion.

Letërkëmbimi mes studios ligjore të Malltezit dhe biznesmenit Zafar Ansar, i cili kërkon të ndërtojë një termocentral në Shqipëri, nxjerr në pah qartë se është Malltezi ajo që qëndron pas blerjes së tokave në Porto Romano, për t'i rishitur ato me çmime të kripura te biznesmenët e ndryshëm. Kjo tregon qartë se serbo-boshnjaku, Damir Fazlliç, është përdorur si sekser i familjes së kryeministrit, kur në të vërtetë pas blerjes së këtyre pronave është studio e Argita Malltezit.

Ky skandal bëhet edhe më i rëndë, për shkak se letërkëmbimi tregon se studio ligjore e Argita Malltezit, e cila është regjistruar si një person fizik, d.m.th., si biznes i vogël, lëshon fatura shumë të majme, madje kërkon që të marrë tre për qind të vlerës së investimit si pagesë suksesi. Duke ditur se suksesi është i garantuar, me një përllogaritje të thjeshtë i bie që për koncesione të tilla prej qindra miliona eurosh studio e Malltezit të marrë disa milionë thjesht duke ndikuar me emrin e babait.

Shënim i NOA: Shkrimet e rubrikës "OPINION" nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimin editorial të NOA

KOMENTE