English

Australia siguron Kosovën: Do t'ju ndihmojmë që t'ju njohin në botë

Prishtinë, 10 Nëntor NOA-Australia i ka siguruar Kosovës mbështetjen e saj në sigurimin e njohjeve të reja si shtet më vete duke e përçuar këtë në mbarë botën.

Ka qenë ambasadori i Australisë në Kosovë, Michael Potts i cili i ka deklaruar presidentit Fatmir Sejdiu, se vendi i tij do të punojë fort që të rritet numri i vendeve që do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Pas dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori australian dhe Sejdiu biseduan rreth zhvillimeve në Kosovë dhe në skenën politike, në shtimin e numrit të njohjeve si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Australia po i jep Kosovës.

Potts ka theksuar se si ambasador i Australisë në Kosovës, për periudhën e ardhshme 3-vjeçare, do të angazhohet që të ndërtojë marrëdhënie të mira mes dy vendeve duke inkurajuar një numër të madh të kosovarëve që jetojnë dhe janë shkolluar në Australi të japin kontributin e tyre në rindërtimin e Kosovës.

m.i/NOA

KOMENTE