English

Banka Botërore ndihmë konkrete me projekte mbi situatat pandemike në vend

Tiranë, 9 nëntor 2009 - Banka Botërore po ndihmon më tej Shqipërinë në përgatitjen për situate pandemike nga gripi i derrit me financimin përmes "Projektit të Gripit të Shpendëve", blerjen e Tamiflusë, vaksinave të gripit tradicional dhe përpjekjeve për të forcuar kapacitetet e tjera parandaluese dhe trajtuese.

Për më tepër, Banka Botërore po shqyrton një kërkesë të qeverisë së shqipërisë për të alokuar fonde të tjera shtesë nën "Projektin e Modernizimit të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri" për të mbështetur përgatitjen për situata pandemie.

Në kuadrin e kësaj nisme, dje u inaugurua një laborator i ri i virologjisë, financuar nga Banka Botërore në mjediset e Institutit të Shëndetit Publik.

Ai do të ndihmojë në diagnostikimin molekular për identifikimin e viruseve të pandemisë së gripit të derrit A/H1N1 dhe gripit të shpendëve A/H5N1.

Teknologjia e re (në kohë reale PCR) do të shkurtojë kohën e diagnostikimit në më pak se një ditë, duke ndihmuar sistemin shëndetësor për të përballuar më mirë pandemitë. Ky investim përfshin punimet e ndërtimit, pajisje dhe trajnime në një total prej 750.000 dollarësh.

Laboratori është tashmë pjesë e rrjetit Evropian të vrojtimit për monitorimin e sëmundjeve të gripit dhe mbështetet nga OBSH në Evropë.

"Laboratori i ri i virologjisë,- tha Ibrahim Hackaj, drejtues i Projektit, do të rrisë kapacitetin diagnostikues në Shëipëri për gripërat dhe sëmundje të tjera të ngjashme. Ky investim është rezultat i një bashkëpunimi të mirë mes Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe Sekretariatit të Task Forcës të Projektit të Gripit të Shpendëve në Ministrinë e Bujqësisë".

n.e/NOA

KOMENTE