English

Durrës, debate dhe akuza për flotën e peshkimit

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 10 nëntor NOA - Gjetja e një vendi të përshtatshëm për flotën e peshkimit në Durrës ka shkaktuar akuza mes ministrit Olldashi dhe kryetarit të bashkisë Vangjush Dako.

Duke raportuar në komisionin e veprimtarive prodhuese, ministri ka akuzuar kryebashkiakun, se po pengon qëllimisht zhvendosjen e flotës së peshkimit.

Prej kohësh, tha Olldashi, po haset një rezistencë e pashpjeguar nga bashkia për të larguar flotën, nga porti në shëtitoren e qytetit, "Taulantia".

"Unë jam i bindur se kjo bëhet për arsye personale të kryetarit të bashkisë, pasi ai kërkon të ndërtojë dy pallate në këtë zonë"- shtoi Olldashi.

Sipas tij argumenti që nxjerr bashkia e Durrësit se do të ketë ndotje të zonës është i pabazuar.   Â

Prej më shumë se dy vitesh është hedhur ideja që flota e peshkimit të zhvendoset nga porti i Durrësit në shëtitoren "Taulantia" të këtij qyteti.

Por bashkia ka reaguar ndaj këtij projekti dhe akuzave te ministrit.

Sipas Vangjush Dakos shkarkimi i anijeve të peshkimit përpara shëtitores kryesore do të ndikonte në ndotjen e mjedisit por edhe në imazhin e qytetit. Â

"Në se flota e peshkimit do të ndërtohet në det, unë ndërtojë në tokë"- tha Dako, duke ju kundërpërgjigjur akuzave të ministrit.

Sipas tij, ka një studim urbanistik, i cili është miratuar edhe në KRRTRSH, që në këtë zonë nuk lejohen ndërtimet pranë vijës detare dhe bashkia e Durrës nuk kërkon ta shkelë këtë rregull. Â Â

Banka islamike ka akorduar 14 milion euro për portin e peshkimit.

Fillimisht u hodh ideja për të përmirësuar infrastrukturën në këtë port. Me pas u mendua që flota të zhvendosej në Porto Romano.

Ndërkohë ministria kërkon të largojë në shëtitoren "Taulantia". Motivi kryesor përse kërkohet zhvendosja e portit aktual të peshkimit është fakti se kalata nuk ofron siguri për peshkarexhat.

r.l/NOAÂ

Â

KOMENTE