Durrës, 10 nëntor, NOA - Një shumë prej 40.000 lekësh, një telefon celular dhe një varëse floriri, është bilanci i një vjedhje të kryer nga dy të mitur brenda një banese.
Burimet policore të Durrësit konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se i i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, tashmë është identifikuar dhe arrestuar në flagranc.
Mësohet se ai është 15-vjeçari me inicialet K.D, lindur në Librazhd dhe banues në Durrës, ndërsa bashkëpunëtori është kushëriri i tij 12-vjeçar me inicialet B.D, edhe ky banues në Durrës.
Që të dy, kanë vjedhur në bashkëpunim banesën e 72-vjeçarit Shefki C. Në Durrës, ku kanë mundur t'i grabisin 40 mijë lekë, celular dhe varëse floriri.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se ndaj tyre nuk ka filluar procedimi penal për shkak të moshës, por gjithsesi, materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA