English

Festimet e 20-vjetorit të Murit të Berlinit, në botën u rrëzuan mure akulli e plastike

Berlin, 10 nëntor, NOA - Përvjetori i 20-të i rënies së murit të Berlinit është shoqëruar në të gjithë botën me një atmosferë festive.

Meduat e huaja kanë bërë me dijeni se përveç festës së madhe dhe simbolike të organizuar në kryeqytetin gjerman, me rastin e këtij përvjetori të shënuar, të tilla ka patur edhe në Los Angeles, Johannesburg apo Sofie.

Në shumë vende të botës u organizua rënia simbolike e mureve të përbërë nga plastika apo materiale të tjera për të simbolizuar lirinë dhe paqen në botë, ashtu siç ndodhi 10 vjet më parë me bashkimin e dy Gjermanive, madje në Londër u shkri edhe një mur prej akulli

Ndërkaq, në Lindjen e Mesme qindra palestinezë rrëzuan me ndihmë të një kamioni një pjesë muri tetëmetërshe të brezit kufitar 400 km ndërmjet Izraelit dhe Jordanit Perëndimor.

Ndërsa në kufirin me Korenë e Veriut demonstruan disa dhjetëra koreano-jugorë kundër shkeljes të të drejtave të njeriut në vendin fqinj komunist. Â

n.e/NOA

Â

KOMENTE