Athinë, 10 Nëntor NOA-Kur duhen dhe pak ditë që Bashkimi Evropian të vendosë për heqjen e regjimit të vizave për Maqedoninë, Athina zyrtare i rikujtoi Shkupit se do të vendosë veton e saj nëse nuk zgjidhet çështja e emrit.
Gjatë takimit të sotëm në Berlin me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, kryeministri grek Jorgos Papandreu ka përsëritur qëndrimin se zgjidhja e çështjes së emrit është kusht për rrugën e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Bisedimet e Greqisë dhe Maqedonisë rreth çështjes së emrit po zhvillohen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe së shpejti duhet të mbahet një raund i ri i negociatave.
m.i/NOA