English

PD: Partia Socialiste ka frikë nga ligji antimafia

Tiranë, 10 nëntor NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot nëpërmjet zëdhënëses Erla Mëhilli, ndaj deklaratës së PS-së e cila shprehej kundër ligjit antimafia.

"Frika nga ligji antimafia i Partisë Socialiste është një shenjë ndjellakeqëse e madhe për këtë parti  po edhe për vendin.

Nuk ka vend në botë ku opozita të ngrihet e të mos kërkojë forcimin e ligjit antimafia, si një kusht kryesor për luftën kundër krimit të organizuar.

Protesta e sotme e opozitës për këtë ligj është paradoksi më i madh i qëndrimit të saj.

I rikujtojmë opozitës se ky është një ligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të liberalizimit të vizave" deklaroi sot Mëhilli.

Sipas saj, ky është një ligj i hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe evropian dhe ky ligj është aktiv në shumicën e vendeve anëtare të BE-së.

"Ligji antimafia synon të godasë vetëm pasuritë dhe ekonominë kriminale dhe të garantojë plotësisht jetën dhe aktivitetin e bizneseve dhe qytetarëve të tjerë të vendit' përfundoi zëdhënësja e PD-së.

k.k/NOA

Â

KOMENTE