Korçë, 10 nëntor NOA - Gjatë protestës që po zhvillohet në qytetit e Korçës nga Partia Socialiste me sloganin të "hapen kutitë" ka mbajtur fjalimin e tij edhe avokati Spartak Ngjela i cili ka hedhur deklarata të ashpra ndaj kryeministrit Sali Berisha.
"Sot jam më i emocionuar se në çdo takim tjetër kur është fjala për demokraci.
Nuk jemi mbledhur këtu për tu lutur kjo është revoltë sepse revolta është gjuha me të cilin dëgjon ai që nuk ka dashur të dëgjojë.
Kjo është gjuha e cila duhet të na bëjë të përgjegjshëm ashtu sikurse ju sot që keni ardhur këtu për të dhënë bashkë forcën që më datë 20 nëntor ti tregojmë atij që mban kutitë peng se edhe muri i Berlinit mund të rrezohej nga qeveritarët uzurpator po e rrëzoi populli se ata flinin nën mur.
Kjo është kohë për të kuptuar gjithkush se votën e shqiptarit nuk mund ta mbajë të mbyllur një qeveri që nuk ka fituar zgjedhjet, nuk mund t'ia fshehë popullit transparencën" tha gjatë fjalës së tij Ngjela.
"Ata që mbajnë të mbyllura kutitë kanë mendimin se shqiptarët nuk e meritojnë demokracinë.
Nga Fan Noli pas 85 vjetësh vijmë me një kryeministër pa vlerë, injorant i sëmurë psikik që nuk do popullin e vetë.
Nuk është për të qeshur ky është fati ynë i keq por ama fatin duhet ta bëjmë vet dhe fati vjen me forcë dhe forcë do të thotë mbështetje popullore.
Këtu e kam shpresën për të rikthyer këtë votë.
Asnjë politik perëndimore nuk mund të pranojë një kryeministër që në parlament i thotë deputetit kundërshtar opozitar dëpzës, si mund të mbahet një kryeministër i tillë, asnjë sekondë nuk mund të jetonte në një vend perëndimor por ne?
Si mund të qëndrojë një kryeministër që ka vrarë 26 vetë në një fabrikë vdekje. Duhet me çdo kusht të rikthehemi te vlerat tona sepse këtu ka një dorë të keqe që na ka krijuar një të keqe shumë të madhe" tha më tej Ngjela.
k.k/NOA