English

Pse vera e kuqe nuk shkon me peshkun? Shpjegimi shkencor: Për faj të hekurit

Tokio, 10 nëntor, NOA - Të gjithë e dinë që vera e bardhë shkon më shumë me peshkun, sesa vera e kuqe, por të paktë janë ata që dinë arsyen e vërtetë të kësaj.

Një fakt i tillë citohet në një studim të fundit japonez, i cili trajton shpjegimin e tij shkencor sesi vera e kuqe përmban hekur, të cilin ajo e bardhë nuk e ka dhe pikërishy, këtu qëndron edhe sekreti i "antagonizmit" mes verës së kuqe dhe peshkut.

Kjo e fundit përmban shumë hekur, i cili kur përzihet me jodin që ka peshku, krijojnë një shije të hidhur dhe jo fort të pëlqyeshme.

Studimi i botuar në gazetën japoneze të "Bujqësisë dhe Ushqimit" tregon sesi vera e pajisur me hekur lë në gojë pas peshkut një shije që nuk na pëlqen shumë, gjë e cila nuk ndodh me verën e bardhë.

Takayuki Tamura, koordinatori i këtij studimi tregon sesi hekuri është faktor kyç kur zgjedhin një verë për të shoqëruar pjatën me peshk.

"Deri më sot, ishte e pamundur të parashikohej se çfarë na bënte të zgjidhnim verën e bardhë kur hanim peshk. Por unë zbulova sekretin e kësaj", shprehet ai mbi studimin e realizuar.

n.e/NOA

KOMENTE