English

Rama nga Korça përsërit bojkotin: PS nuk do të hyjë në Kuvend

LAJMI RITRANSMETOHET ME FOTO

Korçë, 10 Nëntor NOA - Kryetari i PS, Edi Rama, ka përsëritur qëndrimin e patundur të opozitës për të vazhduar bojkotin e Kuvendit të Shqipërisë deri në transparencën e plotë të kutive të votimit për të cilat pretendohet se është manipuluar rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit.

Nga qyteti juglindor i Korçës, Rama i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të lexojë votën e manipuluar të elektoratit të majtë.

"Ne nuk hymë dhe nuk do të hyjmë në Kuvendin e Shqipërisë për t'u bërë bashkëfajtorë", - tha Rama dhe vijoi me apelin ndaj Berishës:

"Hapi rrugë transparencës, për korrigjimin e gjithçkaje që ndodhi dje, se vetëm kështu vendi mund të shkarkohet nga barra e rëndë, vetëm kështu kriza e frikshme që ka kapur shtetin e së drejtës do të vlerësohet dhe përballohet pa pasojat e rënda dhe të pashmangshme që nuk janë të vështirë të parashikohen në rrugën ku qeveria jote Sali Berisha e ka futur vendin".

Lideri i opozitës ka ftuar gjithë shqiptarët kudo ku janë të vijnë e të protestojnë më 20 nëntor në Tiranë kundër murit të politikës së vjetër e cila po mban peng lëvizjen e lirë të tyre.

"Në 20 nëntor ne do të protestojmë për të rrezuar murin që prej dy dekadash ka penguar lëvizjen e lirë", - tha Rama gjatë mitingut në Korçë.

Kjo është protesta e pestë që organizon PS pas mitingut në Shkodër, Lushnjë, Berat e Elbasan.

m.i/NOAÂ - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Protesta në Korçë, Ngjela: Qeveria që nuk ka fituar zgjedhjet, të hapë kutitë

PS, protestë në Korçë, Majko, Legisi e Milo: Të hapen kutitë

KOMENTE