English

Rrëmben adoleshenten, e përdhunon duke i zënë frymën në hundë dhe gojë

Tiranë, 10 nëntor NOA - Rrëmben ish të fejuarën e përdhunon dhe më pas tenton ta vrasë duke i zënë pjesët e frymëmarrjes.

Denoncimi i babait të vajzës, ka vënë menjëherë në lëvizje policinë e Tiranës e cila ka mundur të shpëtojë të shpëtojë të renë teksa përpiqej të mbijetonte.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme në Shkozë të Tiranës kur 21-vjeçari Ermal Gjoni lindur në Pukë e banues në Tiranë ka rrëmbyer ish të fejuarën e tij I.S, 18-vjeçe para banesës së saj dhe pasi e ka përdhunuar tentoi të mbyste.

Mësohet se 21-vjeçari e qëlluar me sende të forta adoleshenten dhe më pas e ka futur në automjetin e tij.

Duke e kërcënuar dhe dhunuar, i riu e ka çuar vajzën në një hotel ku dhe e ka përdhunuar.

Çasti i rrëmbimit është parë nga babai i vajzës i cili në pamundësi për të shpëtuar të bijën ka lajmëruar menjëherë policinë.

Forca të shumta policia u vunë në lëvizje dhe mbërritën menjëherë në hotelin ku dyshohej se kishte çuar ish të fejuarën 21-vjeçari.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Gjoni u kap në momentin që po tentonte të vriste adoleshenten.

Ai i kishte zënë asaj pjesët e frymëmarrjes, të hundës dhe të gojës, ndërsa vajza vetëm përpëlitej në pamundësi për të kërkuar ndihmë.

Pasi u shpëtua nga forcat e policisë, I.S, denoncoi Gjonin i cili u arrestua për veprat penale të "heqjes së paligjshme të lirisë", "marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë me të rritura", "vrasjes me dashje e mbetur në tentativë" dhe "dëmtimeve të tjera me dashje".

k.k/NOA

KOMENTE