English

Rrëshen-Kalimash, Braçe: Prokuroria të nisë hetimet për Berishën, Bashën e Olldashin

Tiranë, 10 nëntor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimet për Berishën, Bashën dhe Olldashi pasi sipas tij kanë abuzuar me rrugën Rrëshen-Kalimash.

"Do të doja të vijonim të flisnim për rrugën Rrëshen-Kalimash, si produkti më i rëndësishëm korruptiv në 20 vitet e fundit!

PS nuk flet sot për herë të parë për këtë operacion kriminal, përmes së cilit po vidhen shqiptarët.

PS nuk ka folur politikisht, por ligjërisht për këtë çështje, madje deri në detaje teknike.

Ky nuk është një debat politik mes opozitës e Qeverisë.

Akuza juridike deri më sot është përfaqësuar nga institucionet kushtetuese që e kanë ngritur atë KLSH, Prokuroria e Shqipërisë, kanë bërë detyrën e tyre ligjore, deri në një farë mase, duke zbardhur e denoncuar operacionin më kriminal deri më sot me punët publike në Shqipëri" tha Braçe.

Sipas Braçes qeveria ka zhvillua procedura kriminale për rrugën të cilat kanë shtuar kostot në mënyrë marramendëse dhe  janë materializuar në shpërdorime po kaq të mëdha të parave publike të shqiptarëve.

"Kontrata e Qeverisë me Kompanitë ka qenë për vlerën 416 milion euro, Sokol Olldashi e ka çuar vlerën fillimisht në 520 milion euro, Sokol Olldashi e ka çuar vlerën sërish në 740 milion euro, FMN nga të dhënat e saj vënë në dispozicion nga qeveria, e tregon faturën në 826 milion euro.

Ky është abuzimi me qindra milionë euro!

Sot ne po ju japim faktin e ri: Burimi: Ministria e Financave, referenca kohore: 6 muajt e parë të këtij viti, raportimi për koston për një kilometër të ndërtimit të rrugës Rrëshen -Kalimash, Kalimash-Kukës, Kukës-Morinë, sipas raportimeve të vetë ministrisë së Transporteve.

Ky dokument tregon se kostoja për një kilometër, në 6 muajt e parë të vitit, është rritur nga 826 milion lekë në 1.5 miliard lekë të rinj, ose nga 8.9 milion dollarë në 16.3 miliard dollarë" tha më tej Braçe.

Sipas Braçes, mjafton vetëm ky dokument i ministrisë së Financave, që prokuroria të nis hetimet kryesisht, për të gjithë aktorët e këtij operacioni kriminal.

k.k/NOA

Â

KOMENTE