Tiranë, 10 nëntor NOA - Një sherr për motive të dobëta i ka rrezikuar jetën një nxënësi të gjimnazit "Eqerem Çabej" në Tiranë pasi u godit me kaçavidë nga tre persona.
Ngjarja ndodhi në ambientet e shkollës së mesme "Eqerem Çabej" që ndodhet në rrugën e "Dibrës" në Tiranë kur Ardit Onuzi 17-vjeç kishin nisur një sherr me një nxënës tjetër të kësaj shkollës Dalip R. 17-vjeç.
Pas fjalëve fyese të ndërsjella Dalip R. dyshohet se ka kërkuan ndihmën e dy shokëve të tij jashtë shkolle Ergys R. 21-vjeç dhe Amaraldo V, 20-vjeç.
Tre personat kanë rrethuar Onuzin dhe e kanë qëlluar me kaçavidë duke e lënë të plagosur.
Mësuesit e shkollës lajmëruan menjëherë policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes.
Nxënësi i dëmtuar u transportua në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa tre autorët u shoqëruan në ambientet e komisariatit nr.4, ku dhe u morën në pyetje.
Tre të rinjtë do të hetohen në gjendje të lirë nga policia për veprën penale të "plagosjes së lehtë me dashje".
k.k/NOA