English

Tiranë, 28-vjeçarja përplas për vdekje me makinë një vajzë 22-vjeçe

Tiranë, 10 nëntor NOA - Një 22-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një automjet mbrëmë në qendër të Tiranës.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:30 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përballë Pallatit të Kongreseve në Tiranë kur një automjet tip -Ford me targa TR 2038 R, që drejtohej nga 28-vjeçarja Gjoana Mata ka përplasur për vdekje 22-vjeçaren Ida Kofsha.

Mësohet se e reja po tentonte të kalonte në anën tjetër të trotuarit kur ëhstë përlasur nga automjeti.

Goditja ka qenë fatale për 22-vjeçaren e cila gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa 28-vjeçarja e shokuar ka tentuar t'i japë ndihmën e parë por ka qenë e kot.

Në vendin e ngjarjes mbërritën hetuesit e aksidenteve për të sqaruar rrethanat.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se ndaj shoferes Gjoana Mata u mor masa e arrestit për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

k.k/NOA

KOMENTE